Sorensen takom komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it: “Temë, zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë” - NACIONALE

Sorensen takom komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it: “Temë, zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë”

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ndërmjetësi i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen është takuar me Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduanin dhe shefin e EULEX-it, Giovanni Barbanon – me të cikël, siç thuhet në njoftm, u diskutuan zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosaovës.

“Takimi u përqëndrua në zhvillimet më të fundit në situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR për dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. Gjenerali Barduani nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitet rajonal”, u tha në njoftim të KFOR-it.

“Vizita dëshmon për angazhimin e zakonshëm të NATO -s dhe BE për paqen e qëndrueshme, dialogun rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Lajme të ngjashme