Sorensen takohet me Konjufcën, flasin për zbatimin e ligjit për të huajt
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorencen ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedime me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në një postim të tij, Sorensen ka njoftuar se me Konjufcën kanë vazhduar diskutimet rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
‘’Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin tim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. U fokusuam në hapat e ardhshëm, zbatimin e ligjit për të huajt dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm’’, ka shkruar ai.
Following our meeting last week in BXL, continued my exchange with Kosovo FM @KonjufcaGlauk on the EU-facilitated Dialogue on normalisation of relations with Serbia. Focused on the way forward, the implementation of the law on foreigners and the importance of sustained engagement pic.twitter.com/f7uWa6VIrM
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 23, 2026