Sorensen shkon në Bërnjak: Mallrat dhe njerëzit duhet të lëvizin lirshëm
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, njoftoi të ketë shkuar në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, pjesë të cilën e quajti “mbresëlënëse” për ta vizituar dhe informuar mbi të.
Sorensen shtoi se ndonse “është arritur shumë” mbetet ende punë për t’u bërë “pa vonesa” për të mbërrirë te lëvizja e lirë e njerzëve dhe mallrave.
“Ishte mbresëlënlse ta shoh dhe të informohesha për Pikat e Përbashkëta të Kalimit. Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm - një gur themeli i integrimit 🇪🇺. Falë @NATO_KFOR për mbështetjen e logjistikës!”, shkroi ai në “X”.
Impressive to see and be briefed on the Common Crossing Points. While a lot has been done, we need to restart the remaining work without delay. It’s about allowing people and goods to move freely - a cornerstone of 🇪🇺 integration. Thanks to @NATO_KFOR for the logistics’ support! pic.twitter.com/SNwJBR7DNs
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) March 18, 2025