Sorensen: Kurti u pajtuar për amendamentimin e Ligjit për të huajt - NACIONALE

Sorensen: Kurti u pajtuar për amendamentimin e Ligjit për të huajt

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka përshëndetur gatishmërinë e Kurtit që të pranuar disa lehtësira të përkohshme për qytetarët serbë në procesin e zbatimit të Ligjit për të huajt, i cili do të filloj të zbatohet nga nesër.

Pas takimit, në konferencën e përbashkët, ai ka thënë se Kurti është zotuar për amendamentinin e këtij ligj.

Ai ka vlerësuar se këto ndryshime duhet të jenë në harmoni me të gjitha marrëveshjet e dialogut të Brukselit.

Kemi parasysh përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për integrimin e institucioneve të Kosovës për përfshirjen e komuniteteve në harmoni me zotimet që kanë dalë nga marrëveshjet e ndryshme me BE-në dhe për zotimin e Kurtit për amendamentimin e ligjit për të mos e ndërprerë ofrimin e shërbimeve në suaza të kornizës ligjore që ekziston. Të gjitha këto ndryshime ligjore kërkojnë kohë. Përpjekjet duhet të jenë përfshirëse dhe të konfirmohen në harmoni me të gjitha marrëveshjet e dialogut”, ka thënë Sorensen.

Lajme të ngjashme