Sorensen: Dialogu vazhdon kur Kosova dhe Serbia janë gati - NACIONALE

Sorensen: Dialogu vazhdon kur Kosova dhe Serbia janë gati

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, ka dhënë detaje për takimin në Bruksel me Bislimin e Petkoviqin.

Ai ka thënë se pati bisedime për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Dje në Bruksel i prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime bilaterale dhe trilaterale mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe adresimin e çështjes së personave të zhdukur. Për fat të keq, mbledhja inauguruese e komisionit të përbashkët nuk u mbajt. Jam i gatshëm të vazhdoj sapo palët të jenë të gatshme”, ka shkruar ai në X.

Lajme të ngjashme