Sonte në TKK jepet shfaqja “Unë jam vetë grua”, luan aktori Adrian Morina
Teatri Kombëtar i Kosovës njoftoi të enjten se sonte, e premte, nga ora 20:00 do të jepet shfaqja “Unë jam vetë grua” e autorit Doug Wright, me regji të Kushtrim Koliqit.
TKK-ja tha se shfaqja ‘Unë jam vetë grua’ përcjell jetën e jashtëzakonshme dhe me shumë dritëhije të Charlotte von Mahlsdorf, transgjinores nga Gjermania që i ka mbijetuar sistemit Nazist dhe Stasit.
“Shfaqja fituese e çmimit “Pulitzer” dhe e çmimit “Toni” është shfaqje që bazohet në bisedat dhe intervistat e Doug Wright me transigjinoren gjermane, njëherit tregtaren e antikuareve Charlotte von Mahlsdorf, si dhe në autobiografinë e Charlotte të vitit 1992, të titulluar ‘I am my own wife” – thuhet në njoftimin për këtë shfaqje.
Në shfaqje luan aktori Adrian Morina, ndërsa skenarin e ka përkthyer Artur Lena.