Sondazhi: Shumica e qytetarëve në Kosovë e Shqipëri pro bashkimit kombëtar
Euronews Albania ka publikuar një sondazh, në të cilin është pyetur për bashkimin në një vend të vetëm në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Qytetarët në Kosovë e Shqipëri janë shprehur në shumicë se në një referendum për bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë, do të votonin pro.
82,9 për qind e respodentëve në Shqipëri kanë theksuar se do të votonin pro një referendumi të mundshëm, ndërsa në Kosovë përkrahja për bashkimin me Shqipërinë është në nivelin e 70,6 për qind.
