Sondazhi: 86 për qind e votuesve e bëjnë fajtor Agim Ademin për dështimet e Kosovës në futboll - NACIONALE

Sondazhi: 86 për qind e votuesve e bëjnë fajtor Agim Ademin për dështimet e Kosovës në futboll

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë në emisionin “Dueli Sportit” të RTV Dukagjinit u shtrua një pyetje e thjeshtë në lidhje me zhvillimet e fundit në Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Pyetja kërkonte që votuesit, pra shikuesit, pra publiku, të tregonin se kë e konsiderojnë fajtor për atmosferën aspak të mirë në Kombëtaren e Kosovës.

“Kush është fajtor për dështimet e Kombëtares së Kosovës?” – ishte pyetja e shtuar.

E përgjigjet e mundshme ishin Kryetari i FFK-së – Agim Ademi, trajnerët dhe futbollistët.

Dhe rezultati nuk ishte befasi.

86 për qind e votuesve deklaruar se fajtor për dështimet e Kosovës është Agim Ademi, ndërsa 11 për qind lojëtarët dhe tre për qind trajnerët.

Lajme të ngjashme