Sondazhi: 75% thonë se iu është përkeqësuar mirëqenia pas ardhjes së Kurtit në pushtet - NACIONALE

Sondazhi: 75% thonë se iu është përkeqësuar mirëqenia pas ardhjes së Kurtit në pushtet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nacionale ka hapur sot një sondazh në të cilin ka pyetur qytetarët se çfarë ka ndodhur me mirëqenien e tyre pas ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet: është përmirësuar, është përkeqësuar apo ka mbetur e njëjtë? Përgjigja është domethënëse.

Qeveria Kurti II mori pushtetin më 23 mars 2021 pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit të atij viti.

Prej atëherë kanë kaluar gati dy vite e gjysmë dhe shenjat se diçka po ndryshon për mirë nuk duken.

Në faqen e Nacionale.com në Facebook pyetëm lexuesit tanë se si/nëse kishte ndryshuar mirëqenia e tyre pas ardhjes së Kurtit në pushtet.

Nga 1205 vota të regjistruara deri tash (ora 16:14, 5 korrik), 74% të votave mori alternativa “është përkeqësuar”.

21% të votave mori alternativa që thoshte se mirëqenia e tyre ishte përmirësuar ndërsa 5 për qind votuan se kishte mbetur “e njëjtë”.

Bëhu pjesë e sondazhit:

Lajme të ngjashme