Sondazh: Lexuesit e Nacionales zgjedhin ministrin më të dobët të Kurtit, Gërvalla bindshëm e para, befason Sveçla - NACIONALE

Sondazh: Lexuesit e Nacionales zgjedhin ministrin më të dobët të Kurtit, Gërvalla bindshëm e para, befason Sveçla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë Qeveria e Kurti është futur në vitin e tretë të qeverisjes së saj dhe deri tash i ka rezistuar ndërrimit të ministrave. Por, cili është ministri më i papëlqyer sipas lexuesve të Nacionales në Qeverinë Kurti? Eh, gara del se ishte shumë e ashpër.

Që dy vitet Qeveria Kurti nuk ka bërë ndonjë ndryshim në kabinetin e saj. Asnjë ministër nuk është ndërruar pavarësisht kritikave të qytetarëve e opozitës ndaj tyre.

Por, qytetarët kanë ndarë mendjen dhe kanë treguar se cili është ministëri më i dobët i Qeverisë Kurti.

Nacionale ka hapur një sondazh me pyetejne se “Kush është ministri më i dobët në Qeverinë Kurti?”

Në këtë sondazh janë regjistruar mbi 5600 vota. Në sonadazh kanë qenë nëntë ministra dhe një alternativë ku shkruhej "Tjetër" për t'i kapur edhe gjashtë të tjerët.

Sipas rezultatave, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është votuar si ministrja më e dobët e Qeverisë Kurti.

1 mijë 106 vota apo 20 për qind e të gjitha votave kanë thënë se Gërvalla është ministrja më e dobët.

Menjëherë pas saj është renditur ministri i Financave, Hekuran Murati, me 14 për qind.

Vendin e tretë e kanë ndarë, minitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari me 11 për qind.

Ndërsa i pesti më i dobëti është renditur, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu me 10 për qind.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka befasuar me rezultatin, duke e votuar veç 9 për qind.

Nga 8 për qind kanë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa 7 për qind ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Përndryshe, kryeministri Albin Kurti ende nuk ka bërë ndonjë ndryshim në kabinetin e tij. Ai duket se është i kënaqur me punën e tyre.

Lajme të ngjashme