SNS-ja e Vuçiqit fiton Beogradin, mund ta formojë qeverisjes më vete
Partia Përparimtare Serbe – me de fakto udhëheqës Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq – ka korrur fitore edhe më bindëse se në zgjedhjet e dhjetorit në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, me 10 mandate më shumë, përkatësisht 64 këshilltarë komunalë nga 110 gjithsejt. Kështu raportoi Radio Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serbe).
Bazuar në këto shifra, pa-një-pa-dy, lista “Aleksandar Vuçiq – Beogradi Nesër” do të mund të formojë qeverisjen më vete në Beograd.
Aleksandar Vuçiq mbrëmë në konferencë për shtyp ka shpallur fitore “jashtëzakonisht bindëse”.