S'ndalet Liburn Aliu, sërish e quan Kosovën "projekt të përkohshëm" - NACIONALE

S'ndalet Liburn Aliu, sërish e quan Kosovën "projekt të përkohshëm"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklarimi i tij kohëve të fundit se Kosova është “shtet dhe projekt i përkohshëm” ka ngjallur indinjatën e shumëkujt në vend, por Liburn Aliu, Ministër i Infrastrukturës dhe një nga figurat kyçe në Lëvizjen Vetëvendosje, vazhdon t’i qëndrojë këtij paramendimi tejet kontraverz për shtetin e Kosovës; në të cilin edhe mban pozitë të lartë shtetërore.

Thotë se mendon kështu – që Kosova “është projekt i përkohshëm” – për shkak se beson që Kosova “rrezikohet nga Serbia” dhe se mendon që zgjidhja është “te bashkimi me Shqipërinë”.

Kosova është nën kërcënim të vazhdueshëm nga Serbia, dhe po të mos ishte rreziku nga Serbia edhe nuk do ta shihja Kosovën si projekt të përkohshëm”, deklaroi Aliu në RTK Prime.

Kur flasim për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme ne nuk mund të bazohemi në prezencën e KFOR-it sot, sepse nuk dihet si do të shkojnë punët, dhe me rrezikun nga Serbia zgjidhja më e mirë dhe me siguri për stabilitet është bashkimi”, deklaroi Aliu.

Vetëm bashkimi krijon stabilitet në Ballkan, nën kërcënimin e vazhdueshëm nga Serbia. Kosova si e vetme do të jetë përherë e rrezikuar. Nuk po them që s’mund t’ia dalim, ne mund edhe të mobilizohemi mirë, të forcohemi dhe të luftojmë kundër tyre. Por, fatkeqësisht do të jemi të detyruar të jemi tërë kohën të mobilizuar dhe të orientuar nga aspekti i sigurisë në mënyrë që t’i bëjmë ballë. Kësisoj, të bashkuar me Shqipërinë, situata karshi Serbisë së tanishme, e cila ka pretendime të hapura gjithmonë ndaj Kosovës, është opsion përherë”, tha Aliu.

Lajme të ngjashme