S’ndalet deputeti francez: Prizreni ishte qytet i mbretërve serbë, tash është pushtuar nga shqiptarët myslimanë - NACIONALE

S’ndalet deputeti francez: Prizreni ishte qytet i mbretërve serbë, tash është pushtuar nga shqiptarët myslimanë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eurodeputeti francez, Nicolas Bay po qëndron në Kosovë ku fillimisht bëri një deklaratë skandaloze nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për të vazhduar më pas në Prizren.

Bay në një postim në Twitter, ka thënë se Prizreni ishte qytet evropian i mbretërve të Serbisë, por sipas tij, tash është pushtuar nga shqiptarët myslimanë.

“Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër”, ka thënë ai.

Ndërkaq, i njëjti përdori gjuhë raciste ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se serbët mbrojtën territorin e tyre nga “sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së”.

“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian.Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar ai.

Bay s’u ndal me kaq, pasi që në një video të publikuar nga Mitrovica, i njëjti pretendoi se qindra civilë serbë janë rrëmbyer e vrarë nga UÇK-ja.

“Ndërmjet viteve 1998 dhe 2000, qindra civilë serbë të Kosovës u rrëmbyen, u vranë dhe u lanë në varreza masive nga milicitë terroriste të UÇK-së. Në kujtim të të zhdukurve dhe në mbështetje të familjeve të viktimave, Negovan Mavric udhëheq luftën kundër harresës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme