S'ndalet Ballkani, Albin Berisha realizon të katërtin
Ballkani ka shënuar edhe golin e katërt në sfidën kundër La Fiorita.
Ishte i inkuadruari, talenti Albin Berisha që realizoi golin e katërt në sfidën vetëm gjashtë minuta pas inkuadrimit.
Berisha arriti të vjedh një top në mbrojtje dhe pastaj lehtësisht e dërgoi topin në rrjetën e vendasve (73').