Smakiqi: A është normal Kurti kur thotë se Amerika s`mund ta përfaqësojë Kosovën? - NACIONALE

Smakiqi: A është normal Kurti kur thotë se Amerika s`mund ta përfaqësojë Kosovën?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratën se SHBA-ja nuk mund ta përfaqësojë Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri i Kosovës nuk i takon të flas në këtë mënyrë për Amerikën.

Ai ka thënë se SHBA-ja është shteti që ia garanton sigurinë Republikës së Kosovës.

A është more normal Kryeministri i Kosoves, kur thotë Amerika nuk mund ta përfaqësoi Kosoven? E kush ia heqi Barikadat, kush ndaloi bandat serbe me i djeg pikat kufitare në 1 dhe 31 në Veri te Mitrovices para vitit te Ri? Një shtet qe ma siguron kufirin me Serbinë dhe ma ruan paqen dhe investon ne demokratizimin e Kosoves prej vitit 1990 e deri sot 2023, jo qe me përfaqëson por me tepër se kaq. Andaj mua nuk pranoi te më përfaqësoi një person qe i ka sulmuar policet e Kosoves me gurë, ka djegur insitutcionet e Kosoves me gaz e molotovë, e ka mohuar luften e UÇK-se, e ka mohuar pavarësinë, e ka mohuar himnin dhe flamurin e Kosoves, e qe sot aksidentalishtë me mashtrime premtime koti është Kryeminister i Kosoves”, ka shkruar Smakiqi.

Lajme të ngjashme