Smajljaj: Vetëm te ne është rritur çmimi i tatitmit në pronë, në vendet tjera jo - NACIONALE

Smajljaj: Vetëm te ne është rritur çmimi i tatitmit në pronë, në vendet tjera jo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu, Avdi Smajljaj ka reaguar për rritjen e faturës së tatimit në pronë në Kosovë.

Smajljaj ka thënë se rritja e vlerës së pronës është bërë edhe në vend e rajonit, ndërsa në këto vende sipas tij, nuk ka pasur rritje të tatimit në pronë.

Ai ka thënë se veç në Kosovë është rritur tatimi në pronë duke u arsyetuar me rritjen e vlerës së pronës.

“Rritje të vlerave të pronave ka gjithandej edhe në vendet tjera. Vetëm te ne është rritur çmimi i tatitmit në pronë, si justifikim i rritjes së vlerës së pronës.” – ka shkruar ai.

Ndyrshe qytetarët po ankohen për rritje dyfish të faturës së tatimit në pronë në kohnë kur rritja e çmimeve është duke vazhduar çdo ditë.

Lajme të ngjashme