Smajljaj: Trepça zhvillonte edhe ish-Jugosllavinë, sot është vend ku politikanët flasin për historinë - NACIONALE

Smajljaj: Trepça zhvillonte edhe ish-Jugosllavinë, sot është vend ku politikanët flasin për historinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i shkencave politike, Avdi Smjaljal, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar rreth minierës së Trepçës dhe fuqisë ekonomike që kishte në të kaluarën.

Smajljal shkruan se kjo minierë në të kaluarën ndihmonte në zhvillimin e ish-Jugosllavisë, ndërsa sot mungojnë politikat adekuate në ekonomi.

“Trepça dikur zhvillonte edhe ish-Jugosllavinë. Sot, Trepça është një vend ku politikanët, në mungesë të politikës adekuate ekonomike, flasin për historinë”, - ka shkruar Smajljaj, duke thënë se disa vende nuk muns të zhvillohen as kur kanë potencial me resurse.

Disa vende ia dalin madje edhe zhvillohen edhe pa resurse natyrore, e disa as edhe me resurse”, - mendon Smajljal.

Kujtojmë se sot ka nisur manifestimi tradicional “Java e Minatorëve” në shenjë përkujtimi të 34-vjetorit të grevës historike të minatorëve të Trepçës.

Lajme të ngjashme