Smajljaj për videon e VV-së: Ka s'ka, se s'ka ka
Po vazhdojnë reagimet ndaj videos së Vetëvendosjes, ku sulmon ish-qeveritarët dhe krahason kohën e qeverisjes së VV-së me të kaluarat.
Një reagim të tillë e ka bërë edhe profesori dhe analisti, Avdi Smajljaj.
Ai ka numëruar çka dhe çka s’ka.
Ai ka thënë se nuk ka lexuar shpejgim më tallës për votuesit.
“Në kam lexuar shpjegim më tallës për votuesit e tyre nga partitë, çfarë kanë bërë për 2 vite në pushtet me shumicë absolute.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Ka s'ka, se s'ka ka.
Ka dritë, se s'ka errësirë.
Ka shi, se s'ka autobus.
Ka shtëpia, se s'ka makina.
S'ka tavolinë, se ka borë.
Ka bari, se s'ka ujë.
Ka televizor, se s'ka jeans.
Ka shpresë, se ka asgjë.
Ka çka s'duhet, se s'ka çka duhet.
Mos u frikësoni, se s'spaska kurgju.
Në kam lexuar shpjegim më tallës për votuesit e tyre nga partitë, çfarë kanë bërë për 2 vite në pushtet me shumicë absolute.
