Smajljaj: Ngritja e tatimeve në kohë krize është plaçkitje - NACIONALE

Smajljaj: Ngritja e tatimeve në kohë krize është plaçkitje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka vlerësua se rritja e tatimeve në kohë të krizave është plaçkitje për qytetarët.

Duke e komentuar njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës, e cila ua mundëson qytetarëve pagesën e tatimeve me këste, Smajljaj ka thënë se vendimi i ATK-së e mundëson plaçkitjen e qytetarëve me këste.

Sipas tij, qeveria ka menduar se plaçkitja me këste qytetarëve u dhëmbë më pak.

Ngritja e tatimeve në kohë krize mbijetese është plaçkitje. Ky vendim ofroka mundësi për t'i plaçkitur qytetarët me këste. Plaçka me këste ndoshta iu dhemb më pak qytetarëve”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme