Smajljaj: Nepotizmi i regjimit të ri është i jashtëzakonshëm krahasuar me regjimin e vjetër
Politologu Avdi Smajljaj ka komentuar disa prej punësimeve të fundit të personave familjar apo të afërt me pushtetin.
Sipas tij, nepotizimi i regjimit të ri është i jashtëzakonshëm krahasuar me nepotizmin e regjimit të vjetër.
Postimi:
Nepotizmi i Regjimit të Ri është i jashtëzakonshëm krahasuar me nepotizmin e Regjimit të vjetër.
Nepotizmi i Regjimit të Ri bazohet në votën kundër nepotizmit, pra është edhe kontradiktor, përveq shfrytëzimit të zakonshëm të té mirave publike për familjarët.
Me fjalë tjera, me votën ose me besimin e qytetarëve kundër nepotizmit po bëhet nepotizëm.
Qeveria aktuale erdhi në pushtet me retorikën kundër nepotizmit.
Regjimi i vjetër nuk ka pasur votë kundër nepotizmit.
Nëse fizika është shkencë, Regjimin e Ri ka me rrëzu nepotizmi më shpejtë sesa atë vjetrin.
Në nepotizëm numri i përfituesve është më i vogël sesa numri i humbësve, të diskriminuarve në qasjen në të mirën publike. Anda, matematkisht nepotizmi është i pamjaftueshëm për të qëndruar në pushtet.