Smajljaj, Nagavcit: Për rezultate në arsim duhen reforma që nuk i keni bërë
Politologu Avdi Smajljaj i ka reaguar Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se suksesi në fushën e arsimit do të jetë i garantuar.
Smajljaj ka bërë me dije se askush nuk do t`i beson këtij pretendimi të ministres.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se suksesi në këtë fushë është i garantuar vetëm me reforma që pushteti aktual nuk i ka bërë.
“Vetëm mos pritni edhe me iu besu. Ka disa që edhe mund t'iu besojnë, por jo edhe një prind i përgjegjshëm e i kujdesshëm për fëmijët e saj/tij. Për të pasur suksese e rezultate duhet reforma që ju nuk i keni bërë. Nuk mund të ndryshojë outputi (sukseset, rezultatet) pa ndryshuar inputi (reformat). Logjikë elementare”, ka shkruar Smajljaj.