Smajljaj ironizon: Më mirë do të ishte të importojmë politikanë nga vendet e pazhvilluar se punëtorë
Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me importimin e fuqisë punëtore nga vendet e pazhvilluar.
Ai ka thënë se më mirë do të ishte që Kosova nga këto vende të importonte politikanë se sa punëtorë.
Sipas tij, politikanët e importuar do të paguheshin me pak dhe do të mund të kursehej edhe buxheti.
“Më mirë do të ishte të importojmë nga vendet e pazhvilluara, me të ardhura të ulëta, politikanë/e sesa punëtorë/e. Për shkak që nuk po importojmë politikanë/e nga këto vende, tani duhet të importojmë punëtorë/e. Për më tepër politikanët/et e importuar/a do të paguheshin me pak dhe do të mund të kursehej edhe buxheti. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, një ditë doemos do të importohen edhe këta/o politikanë/e”, ka shkruar Smajljaj në profilin e tij në “Facebook”.