Smajljaj: Fakti që Martin Berishaj nuk po shkarkohet tregon se ai ka më shumë pushtet se ata që duhet ta shkarkojnë
Skandali që rrethon Martin Berishaj, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, ka ndezur një debat të ashpër politik në vend dhe pavarësisht kundërshtimit të qeverisë, thirrjet për shkarkimin e tij vazhdojnë të rriten.
Profesori Avdi Smajljaj ka thënë se moshkarkimi i ambasadorit Berishaj tregon se ai ka pushtet më të madh se sa ata që do të duhej ta shkarkonin.
“Fakti që nuk po shkarkohet ambasadori, tregon se ai qenka më i pushtetshëm sesa ata/ato që do të duhej ta shkarkonin.” – tha Smajljaj.