Smajlaj: Po Byroja për të siguruar meritokracinë në vend kur do të bëhet?
Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me punësimin e militantëve të pushtetit në institucione publike.
Ai ka pyetur se kur do të hapet Byroja e cila do të siguron meritokracnë në vend.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shumica e të rinjve largohen nga vendi për shkak të mungesës së meritokracisë.
“Po kjo Byroja për të siguruar meritokracinë në vend kur do të bëhet, dhe sa kate do t'i ketë? Një prej arsyeve më të mëdha pse të rinjët ikun nga vendi është mungesa e meritokracisë”, ka shkruar Smajljaj.