Sllovenia mbështet Kosovën në anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër - NACIONALE

Sllovenia mbështet Kosovën në anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit po qëndron në Slloveni, ku ka takuar drejtorin e Byrosë atje si dhe drejtoreshën e Shoqatës së Sigurimeve të Sllovenisë.

Mazreku ka treguar se Byroja e Sllovenisë ka ofruar mbështetje të çdo iniciative për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

“Unë prezantova para tyre angazhimin tonë gjatë 20 muajve të fundit, si në menaxhimin shumë të mirë të lendeve, ku kemi mbyllur mbi 11 mijë dhe kemi arritur të paguajnë dëme në rreth 20 milionë euro. Gjithashtu para tyre prezantova sistemin e ri INSUREX, gazetën tonë iSIGURIME, ku pala Sllovene kanë mbetur të impresionuar me të arriturat gjatë 20 muajve të fundit” ka thënë drejtori Mazreku pas takimit më homologun Slloven, thuhet në komunikatën e Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Lajme të ngjashme