Slavia Praha e përmbysë Ballkanin, tani çekët në epërsi pas 45 minutave të para - NACIONALE

Slavia Praha e përmbysë Ballkanin, tani çekët në epërsi pas 45 minutave të para

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Skuadra çeke, Slavia Praha, ka arritur të shënojë dy gola të shpejtë ndaj Ballkanit, duke përmbysur rezultatin nga 2:1 në 3:2 në të mirë të çekëve.

Fillimisht për barazimin e rezultatit në 2:2 u kujdes ish-futbollisti i Skënderbeut, Peter Olayinka, në minutën e 34-të.

Teksa për epërsinë e parë të çekëve u kujdes përfaqësuesi i Kombëtares së Çekisë, Lukas Masopust në minutën e 41-të për 3:2.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, duke u shënuar pesë gola në Sinobo Stadium.

Lajme të ngjashme