Skënder Hyseni për Adnan Merovcin: S'ka qenë njëri i afërt i Rugovës
Ish-truproja i Rugovës, Adnan Merovci, është komentuar nga anëtari i LDK-së, Skender Hyseni, në emisionin Pressing të T7. Hyseni ka thënë se Merovci “përpiqet t'ia qëllojë” dhe se nuk dëshiron të sillet ashpër me të për fjalët e tij ndaj Rugovës.
“Nuk besoj të ketë qenë shumë nga ata njerëz afër zhvillimeve dhe mendimeve e të kuptuarit të Ibrahim Rugovës si politikë e filozofi. Është e padrejtë në tërësi që të merremi me Ibrahim Rugovën nga një pikëpamje personale e ta shohim me një sy zogu”, tha ai.
“Ai kërkon një grup shkrimtarësh kulminantë që ta shkruajnë historinë e Rugovës në mënyrë të drejtë. Njerëzit ende mendoj se bëjnë gabim që mendojnë të marrin pushtetin duke u thirrur në emrin e Ibrahim Rugovës”, tha Hyseni.