Skandalizon Hoxha: E shpërndan shkrimin ku akuzohet Escobari se bashkëpunon me Serbinë, i përmendet edhe gruaja - NACIONALE

Skandalizon Hoxha: E shpërndan shkrimin ku akuzohet Escobari se bashkëpunon me Serbinë, i përmendet edhe gruaja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti. Ai është ndër njerëzit më të besuar të Kurtit në LVV dhe pjesë e grupit që tashmë po njihet si “Grupi i Tiranës”.

Hoxha ka bërë një postim skandaloz në lidhje me Gabriel Escobarin, të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Hoxha, që njihet për deklarata të ashpra kundrejt Escobarit dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, e ka shpërndarë një shkrim, në të cilin Escobari akuzohet se po ia mban anën Serbisë.

“Kjo nuk është hera e parë që gruaja e Gabriel Escobar bashkëpunon dhe “përkëdhelet” nga institucionet serbe. Kjo qasja përkëdhelëse mund të tregojë shumë për atë se pse nga ana të dërguarit të posaçëm të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor ka një qasje e cila me të drejtë është lexuar si mbajtje anë për Serbinë.” – thuhet në tekstin që e ka shpërndarë z. Hoxha.

Ndryshe, shkrimi është shpërndarë në portalin e afërt me Hoxhën, e që quhet “Rruga press”.

Lajme të ngjashme