Skandali në IPFK, kërkohet largimi nga puna i Iljasa Fazliut dhe psikiatërve - NACIONALE

Skandali në IPFK, kërkohet largimi nga puna i Iljasa Fazliut dhe psikiatërve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të gazetës Nacionale për skandalin në IPFK, sot po protestohet para Gjykatës se Apelit në Prishtinë.

Protestuesit po kërkojnë heqjen e licencave për logopedin Iljasa Fazliu edhe tre psikiatërve: Blerina Hoxha, Ajet Bunjaku dhe Shpend Haxhibeqriit.

Gjykata Themelore në Gjilan e ka liruar nga akuza Iljasa Fazliun, i cili dyshohej për veprën penale “Trajtimi i pa ndërgjegjshëm mjekësor” nga neni 254 paragrafi 1 i KPRK.

Gazetari i Nacionale, Oqean Dërmaku, kishte publikuar vendimin e gjykatës në Gjilan, ku ka hedhur fokusin mbi dëshminë dhe raportin e ekspertëve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Ekipi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku bënin pjesë Blerina Hoxha – Gjuraj (psikiatre), Ajet Bunjaku (psikiatër), Shpend Haxhibeqiri (psikiatër, njëkohësisht edhe drejtor i IPFK-së), kishte bërë një raport ku gjykata i kishte kërkuar: të japë mendimin dhe konstatimin profesional dhe konstatimin e keqësimit të sëmundjes ose dëmtimit shëndetësor të dëmtuarës (fëmijës Fatime Shala 4-vjeçare me autizëm) dhe nëse është shkaktuar keqësim i sëmundjes, atëherë të caktohet natyra e keqësimit të sëmundjes ose dëmtimit shëndetësor të të dëmtuares.

Lajme të ngjashme