Raportimi i Nacionales për skandalin në IPFK, protestohet për largimin nga puna të Iljasa Fazliut dhe psikiatërve - NACIONALE

Raportimi i Nacionales për skandalin në IPFK, protestohet për largimin nga puna të Iljasa Fazliut dhe psikiatërve

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Gjilan e ka liruar nga akuza Iljasa Fazliun, i cili dyshohej për veprën penale “Trajtimi i pa ndërgjegjshëm mjekësor” nga neni 254 paragrafi 1 i KPRK.

Pas raportimit në Gazetën Nacionale, tashmë është organizuar edhe protestë nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social dhe Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Sipas njoftimit në rrjete sociale, ata kanë paralajmëruar protest më 21 nëntor tek Gjykata e Apelit, ku do të kërkohet: 1. Gjykata e Apelit të marr një vendim meritor lidhur me këtë rast, 2. Oda e Infemierëve të revokojë licencën e punës së logopedit Iljasa Fazliu, 3. Oda e Mjekëve të marr masa ndaj mjekëve psikiatër/e, nga ku këta të fundit kanë kryer një analizë në shpërputhje me Kodin e Etikës, 4. Ministria e Drejtësisë të heqë licencën e ekspertëve, Psikiatërve Gjyqësor, të përfshirë në këtë rast.

Gazetari i Nacionale, Oqean Dërmaku, kishte publikuar vendimin e gjykatës në Gjilan, ku ka hedhur fokusin mbi dëshminë dhe raportin e ekspertëve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Ekipi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku bënin pjesë Blerina Hoxha – Gjuraj (psikiatre), Ajet Bunjaku (psikiatër), Shpend Haxhibeqiri (psikiatër, njëkohësisht edhe drejtor i IPFK-së), kishte bërë një raport ku gjykata i kishte kërkuar: të japë mendimin dhe konstatimin profesional dhe konstatimin e keqësimit të sëmundjes ose dëmtimit shëndetësor të dëmtuarës (fëmijës Fatime Shala 4-vjeçare me autizëm) dhe nëse është shkaktuar keqësim i sëmundjes, atëherë të caktohet natyra e keqësimit të sëmundjes ose dëmtimit shëndetësor të të dëmtuares.

Në fakt, konstatimi i grupit të ekspertëve të IPFK-së, ishte cilësuar skandaloz nga njohës të fushës, pasi që të njëjtit në fund kishin konstatuar se: “Duke marrë parasysh të gjitha faktet e sipërpërmendura në lidhje me gjendjen e fëmijës, supozuar se i takon spektrit autik, konstatojmë se fëmijës nuk i është shkaktuar përkeqësim i sëmundjes ose dëmtim tjetër shëndetësor”.

Me këtë dëshmi, ekspertët e IPFK-së, përfshirë edhe drejtorin e këtij instituti, kishin bindur gjykatën që logopedi Iljasa Fazliu nuk i ka shkaktuar dëm 4-vjeçares me të gjitha sharjet, ofendimet dhe bërtimat brenda klinikës së tij.

Më poshtë keni edhe videon e plotë të publikuar në Nacionale:




Lajme të ngjashme