Skandal tjetër: Tenderin e dyshimtë 1.9 milionë euro e mbikëqyri një profesor i arabishtes në UP
Gazeta Insajderi ka rikthyer në skenë personazhin e quajtur “Daja i Vetëvendosjes”, Halil Jahajn, kompania e të cilit ishte zënë duke kërkuar ryshfet në një shkrim të publikuar nga Nacionalja në muajin qershor. Së fundi, po flitet për një kontratë të dyshimtë 1.9 milionëshe, e marrë pikërisht nga daja.
Universiteti i Prishtinës kishte vendosur që mbikëqyrjen e kësaj pune të ia linte një profesori të gjuhës arabe.
“Por, shefat e Universitetit të Prishtinës lejuan që faturimi i kësaj kontrate të shkonte deri në mbi 1.9 milionë euro. Kjo u bë duke u arsyetuar në punët shtesë të kompanisë.
Mbi 200 mijë euro nga punët shtesë nuk e ngopën këtë kompani private. Disa muaj më vonë, në gusht të atij viti, Universiteti i Prishtinës hapi edhe një tender të ri. Konkurroi vetëm firma e dajës së famshëm të Vetëvendosjes. Pra, iu paguan dy herë punët shtesë. Njëherë si pjesë të kontratës bazë e herën tjetër me kontratë të re. Afro 400 mijë euro llogaritet se iu zotuan kësaj kompanie jashtë vlerës fillestare të kontratës,” – shkruan gazeta Insajderi.
Profesori i arabishtes në Fakultetin Filologjik të UP-së që përmendet si mbikëqyrës i këtij tenderi raportohet të jetë Isa Memishi.
Më poshtë keni edhe gjithë raportimin e këtij skandali.
Ndërkohë, KY ishte skandali financiar i dajës së z. Florent Ramqaj, që vazhdon të jetë këshilltar financiar i ministrit Liburn Aliu.

