"S'kam pranuar ta takoj", Hetemi mohon kthimin e Miletiqit në komunë - NACIONALE

"S'kam pranuar ta takoj", Hetemi mohon kthimin e Miletiqit në komunë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës se Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mohuar raportimin e Nacionales se ish-nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Milletiq, e shkarkuar për konsumim të kokainës brenda Komunës është rikthyer në punë në komunë.

Në një prononcim për Klan Kosova, Hetemi tha se Milletiq "nuk është kthyer në komunë".

“Jo, në komunë nuk është kthyer. As këmba si ka shkelur asnjëherë prej momentit që e kemi shkarkuar, e dini ju për çka. Ajo ka kërkuar disa herë të takohet me mua, por unë s’kam pranuar”, tha Hetemi.

Nacionale kishte provuar të marrë një përgjigje nga kryetari i kësaj komune por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ishte përgjigjur.

Milletiq ishte shkarkuar nga kryetari i komunës Lulzim Hetemi për “shkelje të rënda” pas publikimit të videove nga Nacionale, ku Milletiq bashkërisht me punonjës të komunës gërhasin substanca narkotike brenda objektit komunal.

Lajme të ngjashme