S’ka kuorum, shtyhet votimi i rezolutes për KEK-un në Kuvendin e Kosovës
Ka përfunduar debati në Kuvendin e Kosovës në lidhje me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ky debat ku vëmendja kryesore ishte tek arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka ngjallur akuza dhe kundër akuza për keqpërdorimi ndërmjet deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës.
Në Kuvend u vendos që në ditët në vazhdim në njërën nga seancat të prezantohet dhe votohet rezoluta e PDK-së dhe partive opozitare lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Në fund të seancës, kreu i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se në mungesë të deputetëve, Rezoluta për debatin e radhës prezantohet dhe hedhet në votim në seancat e ardhshme të Kuvendit.
“Njoftohemi ne më herët, i shpërndahet deputetëve. Ne nuk e morën njoftimin me kohë, mirëpo mund ta lëmë në vazhdimin e kësaj seance, që me mbyll. Atëherë meqenëse nuk kemi deputetë të mjaftueshëm, mund ta lëmë për një herë tjetër dhe pastaj edhe prezantohet Rezoluta dhe e hedhim atë në votim.” – ka deklaruar Konjufca.
