Sizmologu Mustafa jep detaje për tërmetin në Kosovë
Sizmologu, Shemsi Mustafa ka reaguar pasi u dëgjuan lëkundje të tokës në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Kosovë nuk kishte tërmet. Sipas tij, tërmeti kishte goditur Rumanin, mirëpo për shkak të fuqisë dhe energjisë së liruar kap distancë 500 km.
“Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka shkruar Mustafa.
