Sivasspor mbërrin në Prishtinë për ndeshjen me Ballkanin - NACIONALE

Sivasspor mbërrin në Prishtinë për ndeshjen me Ballkanin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra turke, Sivasspor, ka arritur në Prishtinë, për ndeshjen që do ta zhvillojë nesër në Ligën e Konferencës me kampionin e Kosovës, Ballkanin, në kuadër të ndeshjes së katërt në grupe.

Kujtojmë se suharekasit e mposhtën skuadrën turke në Sivas në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, pikërisht një javë më parë, me rezultat 4:3, me golin e Ermal Krasniqit në minutat shtesë të ndeshjes.

Kampioni i Kosovës, me fitoren historike të arritur, e kryeson grupin G, me pikë të barabarta me tri skuadrat, por gola më shumë të shënuara se ato.

Lajme të ngjashme