Situata në veri: Raportohet se sirenat janë dëgjuar edhe në Mitrovicën e Veriut - NACIONALE

Situata në veri: Raportohet se sirenat janë dëgjuar edhe në Mitrovicën e Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat serbe gjatë pasdites të së martës kanë raportuar se në Zubim Potok janë dëgjuar sirena, pasi që siç po pretendohet, anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal kanë hyrë me forcë në objektin e Komunës. Sirenat, po raportohet se janë dëgjuar edhe në Mitrovicën e Veriut.

Radiotelevizioni serb duke cituar burime, ka raportuar se tri automjete të policisë dhe zyrtarë zgjedhor shkuan në Zubin Potok, ku më pas nisën edhe sirenat.

“Kane ardhë pas orës 12:00 dhe qëndruan për një kohë. Kanë ndodhur dy shpërthime me origjinë të panjohur, pas të cilave policët dhe anëtarët e komisionit zgjedhor janë tërhequr.” – citohet të ketë thënë ky burim.

Tash për tash, raportohet se situata në Zubin Potok është më e qetë, pas largimit të policisë.

Sot ishte e planifikuar që të vendoseshin anëtarët e komisionit nëpër zyret e tyre. Nuk dihet nëse operacioni i tyre deri tash është kryer me sukses. Nacionale po provon të kontaktojë me organet kompetente për të marrë më shumë informacione.

Redaksia deri në këtë moment nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionet mbi shpërthimet në këtë qytet.

Lajme të ngjashme