Situata në prag të eskalimit në Kuvend, deputetja e AAK-së ia kap dorën Nagavcit
Situata në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar.
Përplasjet e deputetëve të opozitës me ata të pushtetit nuk kanë të ndalur.
Para pak momenteve, është evituar një përparje fizike mes deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi dhe deputetes së VV-së, Arbërie Nagavci.
Deputetja e AAK-së në një moment ia ka kapur dorën deputetes së VV-së, ndërsa ka nderhyr deputeti Egzon Azemi, i cili e ka shpaguar përplasjen e mëtutjeshme.