Situata me Covidin: Mbi 5 mijë raste aktive në Kosovë - NACIONALE

Situata me Covidin: Mbi 5 mijë raste aktive në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdon të jetë një numër I konsiderueshëm I rasteve active me Covid-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi sor numëron 5,561 raste aktive

Ministria njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 952 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,178.

MSH njofton se nga fillimi i pandemisë në total janë administruar 1,835 031 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë thekson se vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga coronavirusi.

Në apelin drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës MSH-ja ka prezantuar edhe qendrat e vaksinimit.

Në njoftimin e ministrisë po ashtu rekomandohen dozat që duhet të marrin secili qytetar varësisht nga mosha.

Lajme të ngjashme