Situata me Covidin: Mbi 2 mijë e 500 raste aktive në Kosovë - NACIONALE

Situata me Covidin: Mbi 2 mijë e 500 raste aktive në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdon të ketë raste positive të paraqitura në baza ditore me Covid-19. Si rrjedhojë në vend vazhdojnë të mbesin persona aktiv me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë 2,549 raste aktive me coronavirus në vend.

MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 780 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,191.

Në 24 orët e kaluara janë vaksinuar 49 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë dhënë 1,835,410 doza të vaksinës.

Lajme të ngjashme