Sindikata e Policisë organizon event sportiv në nderim të policëve të rënë në detyrë
Sindikata e Policisë së Kosovës, ka organizuar event sportiv, për nder të policëve që kanë rënë në detyrë.
Eventi do të mbahet nga data sot, 4 nëntor e deri më 6 nëntor.
Eventi do të mbahet në fshatin Radavc, në Komunën e Pejës.
Njoftimi i Sindikatës:
Ftesë për media nga Sindikata e Policisë së Kosovës
Prishtinë, 4 nëntor 2022,
Sindikata e Policisë së Kosovës ka nderin t’ju ftojë në lojërat sportive të cilat organizohen në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës, të cilat do të mbahen nga data 04.11 deri 06.11.2022, në rajonin e Pejës.
Në hapje të këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menagjues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe përfaqësues të sindikatave policore të vendeve nga rajoni dhe më gjërë.
Pjesëmarrës do të jenë edhe ekipet sportive të cilat do të garojnë gjatë këtyre ditëve.
Datë : 4 nëntor 2022
Koha: 10:30
Vendi: fshati Radavc, restorani Shpella e Bobit salla e sportit
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë event sportiv.
Me respekt,
Sindikata e Policisë së Kosovës