Sindikalisti Sefaj: Ministri Murati na i ndaloi kundërligjshëm pagat për ditët e kaluara në grevë
Ali Sefaj, sindikalist në Ministrinë e Infrastrukturës, ka shkruar një status, në të cilin ka treguar që Ministria e Financave u ka ndaluar pagën për ditët që kanë grevuar.
Sefaj i ka thënë ministrin Hekuran Murati se i ka borxh paratë.
Postimi i plotë:
“Ish kontabilisti i Berat Buzhales na i paska nalë kunderligjshem pagat për ditet e kaluara në grevë. Por ka harruar se zyrtarët e Republikës nuk mund të frikesohen as shantazhohen.
Paret mi ke borgj Hekuran, bën mirë mos me mi vonu. Jam musliman se ti kisha marrë me kamatë!”, ka shkruar ai.