Sindikalist Sefaj: Kurti s’pati gatishmëri, duam dinjitet e jo nëpërkëmbje
Sindikalisti Ali Sefaj, që ishte pjesë e Këshillit Grevist të BSPK-së në takimin me kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status pas takimit.
Ai ka shkruar se kërkesat e sindikalistëve nuk janë trajtuar mirë, duke shkruar se Qeveria nuk kishte gatishmëri.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
Kërkesat tona ishin me shumë sesa financiare, që të kemi ligje qe trajtojnë me dinjitet punëtorin e sektorit publik dhe i mbrojnë nga arbitrariteti i pushtetit, por nuk pat gatishmeri nga ana e qeverisë.
Ndërsa kërkesa financiare, mbi pakon e ofruar për një vit, është më e vogel se vlera e rrymës qe iu është paguar serbve të tri komunave veriore.
Duam ligje qe na trajtojnë me dinjitet, e jo të nëpërkëmbemi si tash e 20 vjet!