“Sikur ta pyesësh Adem Jasharin pse luftove”: Nexhmedin Spahiu eskalon me krahasimin për takimin me Gjuriq - NACIONALE

“Sikur ta pyesësh Adem Jasharin pse luftove”: Nexhmedin Spahiu eskalon me krahasimin për takimin me Gjuriq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Nexhmedin Spahiu ka eskaluar me një krahasim absurd, pas takimit të tij me ministrin serb, Marko Gjuriq.

Pasi moderatori i A2 CNN në Shqipëri e pyeti pse u takua me Gjuriq, Spahiu e krahasoi veten me Adem Jasharin.

“Të pyesësh pse e takova Gjuriqin, sikur ta pyetesh Adem Jasharin pse luftove, sakrifikove për Kosovën, çka të shtyri. Motivi patriotik, vullneti për të kontribuar, për atë që i duhet më së shumti Kosovës”, tha Spahiu.

Video KËTU

Lajme të ngjashme