Siklet: Mendoi se e kreu elozhenë për të dhe u ul, Gërvalla detyrohet të ringrihet nga fjalët e Kurtit - NACIONALE

Siklet: Mendoi se e kreu elozhenë për të dhe u ul, Gërvalla detyrohet të ringrihet nga fjalët e Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje të mërkurën i prezantoi në një tubim kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Prezantimin e tyre e bëri kryetari i VV-së, njëkohësisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Një moment mund t’ju ketë ikur.

Gjatë prezantimit të kandidates me numër 3 në listë, Donika Gërvalla Schwarz, Kurti e ngriti atë në piedestal. Pasi tha disa fjalë miradie për kandidaten për deputete që është edhe ministre e Jashtme, Kurti u ndal pak për t’u dhënë hapësirë duartrokitjeve.

Gjatë fjalëve të tij të para, kandidatja Gërvalla qëndronte në këmbë, por ajo u ul pas fillimit të duatrokitjeve, duke menduar se shefi i saj në Qeveri e kishte përfunduar elozhenë për të.

Sidoqoftë, pas pak sekondave, Kurti vazhdoi me fjalë lavdëruese për Gërvallën, e cila është kritikuar shumë gjatë mandatit si kryediplomate. Për këtë arsye, Gërvalla u ngrit përsëri në këmbë, duke ngritur për një çast edhe vetullat, mësa duket e befasuar nga vazhdimi i lëvdatave nga Kurti.

Pamjet nga minuta 32:30

Lajme të ngjashme