“Siguri për vajzat dhe gratë”, protestohet në Prishtinë pas vrasjes së 21-vjeçares nga Ferizaj
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestë në Prishtinë për vrasjen e 21-vjeçares nga ish-bashkwshorti i saj.
Vrasja e një gruaje të moshës 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj, ka tronditur vendin. Nuk la kush pa reaguar për këtë rast, teksa u kërkuar dënim maksimal për vrasësin.


Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim për Valon Aliun, i dyshuar për vrasjen e ish-partneres 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj.
Në njoftimin për media, gjykata ka treguar se i dyshuari ka goditur disa herë me plumba në kokë viktimën.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari I procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 12 Prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rr.”Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar duke e goditur disa herë me armë plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të miturit D.C (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë”, është thënë në njoftimin e gjykatës.
Më tej, gjykata ka treguar edhe për llojin e armës që e ka poseduar Aliu.
“Po ashtu ka vlerësuar se i pandehuri në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit Zoraki M 2906-T, me numër serik ZRAGY02 201100027 cal.9mm, me një karikator të zbrazur, e cila me date 12 prill i është konfiskuar nga Policia. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, e ka aprovuar si të bazuar conform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim”, është thënë në njoftim.