Sibel Halimi emërohet drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës - NACIONALE

Sibel Halimi emërohet drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sibel Halimi është emëruar Drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komunës, Përparim Rama, derisa Halimi, deri vonë ka qenë zëdhënëse politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sibelit i uroj mirëseardhje, dhe punë të mbarë në detyrën e saj të re. Jam i bindur se përvoja dhe përkushtimi i saj do të nxjerrin në pah potencialin e madh dhe pasurinë e shpirtit artistik të Prishtinës.” – ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se disa ndryshime janë bërë në qeverisjen lokale në Prishtinë, pas shkëputjes së koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së.

Postimi i plotë i Ramës:

Lajme të ngjashme