Si ishin takuar në Beograd dy pjesëtarët e Shërbimit Sekret Serb, për të diskutuar provat kundër krerëve të UÇK-së në Hagë - NACIONALE

Si ishin takuar në Beograd dy pjesëtarët e Shërbimit Sekret Serb, për të diskutuar provat kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka ngritur alarmin se një person ka dhënë dëshmi të rrejshme te Prokuroria e Hagës, duke akuzuar Kadri Veselin e Hashim Thaçin për dosjet e zbuluara në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

Ky person kishte ndryshuar deklaratën më vonë, duke theksuar se ka qenë i shtyrë nga një tjetër informator. Të dy, sipas avokatit të Veselit, janë të lidhur me Shërbimin Sekret Serb.

Këta dy qytetarë serbë kishin zhvilluar edhe një takim në Beograd, ku kishin diskutuar për disa prova edhe kundër Salih Mustafës.

“Dy intervistat e [REDAKTUAR] e bëjnë të qartë se [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] të dy kanë një marrëdhënie me inteligjencën serbe. Intervistat përfshijnë referenca për: një takim midis [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] në Beograd ku [REDAKTUAR ] mundohet të marrë më shumë informacion për Prokurorinë e Specializuar [REDAKTUAR] duke konfirmuar se Serbia kishte refuzuar një kërkesë të Prokurorisë për dokumente që i përkasin Salih Mustafës; dhe (iii) një drekë e ndjekur nga [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], dhe [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje në dosjen e Prokurorisë.

“Shqetësimi i dukshëm që kjo shkakton është se Serbia, përmes [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR], ka ofruar dëshmi dhe prova të rreme për Prokurorinë. Rreziqet që kjo paraqet për rastin e Prokurorisë janë të rënda, veçanërisht duke pasur parasysh shtrirjen e dukshme të mbështetjes së saj në informacione, pista dhe prezantime të ofruara nga [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje.

Raportimi i Nacionales:

Lajme të ngjashme