Shumë ngjarje sot, a pritet të flasë Kurti në konferencë rreth vendimit të shtyerjes së fazës së gjobitjes
Në Kosovë sot janë paralajmëruar që të zhvillohen shumë ngjarje. Në disa prej tyre pritet që të marrë pjesë edhe vet kryeministri i vendit.
Albin Kurti bashkë me disa ministra nga kabineti i tij si; Donika Gërvalla-Schëarz, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari dhe Hajrulla Çeku marrin pjesë në konferencën për Rininë me moton “Drejt një politike kombëtare”.
Por a pritet të flas Kurti në këtë konferencë rreth vendimit për shtyrjen e afatit të gjobitjes?
Kjo pritet të shihet.
E ne në vazhdim ju njohim me ngjarjet kryesore të ditës.
22 nëntor 2022
Kryeministri, Albin Kurti, ministrat Donika Gërvalla-Schëarz, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari dhe Hajrulla Çeku marrin pjesë në konferencën për Rininë me moton “Drejt një politike kombëtare”. (Parku i inovacionit dhe trajnimit, Prizren) 09:15
Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP), shënon tridhjetë vjetorin e themelimit të tij. Me këtë rast Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane organizon një konferencë shkencore me titullin: Perspektiva e studimeve të Gjermanistikës në Evropën Juglindore. (Fakulteti i Filologjisë) 10:30
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 11:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 12:00
Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës. Marrëveshja nënshkruhet nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Blerand Stavileci, u.d. i kryetarit të Klubit të Sigal Prishtinës. (Zyrat e FBK-së) 13:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shpalosin Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Prizrenit. (Salla “Dokukino”, Prizren) 15:00
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ku më pas do të ketë takime dhe konferencë për medie. (Ministria e Mbrojtjes) 15:15
Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik me qytetarë për Projekt Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë) 17:00