Shuhet zjarri në Bjeshkët e Deçanit, deklarohen nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave - NACIONALE

Shuhet zjarri në Bjeshkët e Deçanit, deklarohen nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zjarri që shpërtheu në Bjeshkët e Deçanit është neutralizuar, kanë njoftuar nga Agjencioni i Menaxhimit të Ermergjencave

“Një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur “Çeli”, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre. Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë.

Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll”, u tha në njoftim.

Lajme të ngjashme