Shuajb Blakçori kryetar i Guxo në Podujevë, prezantohet nga bashkëkryetarja e partisë Gërvalla - NACIONALE

Shuajb Blakçori kryetar i Guxo në Podujevë, prezantohet nga bashkëkryetarja e partisë Gërvalla

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka prezantuar kryetarin e partisë në Podujevë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gërvalla ka treguar se kryetar i Guxo në Podujevë ,do të jetë Shuajb Blakçori.

Gërvalla e ka cilësuar Blakçorin si një njëri të vendosur, të mençur e energjik, ndërsa i kë uruar suksese në punë.

“Ky është Shuajb Blakçori, kryetari i zgjedhur i degës së Partisë Guxo në Podujevë në një kuvend dinjitoz. I vendosur, i mençur, energjik. Bindës në paraqitje, i urtë në fjalë, modest në sjellje”.

“Kryetarit dhe degës suksese në punën e tyre. E ardhmja iu takon atyre që guxojnë”, ka shkruar Gërvalla.

Kujtojmë se Partia Guxo ka dy kryetarë, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.

Lajme të ngjashme